KLIKO DHE DËGJO ZËRIN
PSE Z+
Sepse baza e çdo shërbimi të ofruar është zëri, i cili pasurohet më tej edhe me aftësi artikuluese, teknikisht e përmbajtësisht, deri te moderimet profesionale.
- Zë i pastër dhe i shtruar
- Diksion profesional
- Përvojë reale në media
- Adaptim sipas brandit
SHËRBIME
- Narracione profesionale për reklama, dokumentarë dhe video promocionale
- Moderim për evente, panele dhe formate publike
- Adaptim të tonit dhe stilit sipas brendit dhe audiencës
- Storytelling audio-vizual për kompani, produkte dhe fushata
- Realizim reklamash zanore për radio, web dhe rrjete sociale
- Voice-over për platforma digjitale, prezantime dhe media moderne
Nga reklamat komerciale deri te eventet dhe projektet dokumentare, Z+ synon të krijojë komunikim që dëgjohet qartë, mbahet mend dhe përfaqëson brendin me standard profesional.
REALIZIME
Reklama
Fusha Sporti [KLIKO]ERMIR HOXHA
Ermir Hoxha, gazetar karriere në mediat kryesore të Tiranës e jo vetëm.
Fillesat e një dhuntie në fushën e gazetarisë nisin që në mesin e viteve ‘90, si aktor në Estradë/Teatrin e Peshkopisë, si moderator gjithashtu aktivitetesh artistike, ku veçon Oda Dibrane, si dhe drejtues programesh në radio dhe televizion lokal.
Me zhvendosjen në Tiranë, në më shumë se një dekadë, ushtron detyrën e gazetarit në disa media, si Radio Plus 2, Vizion Plus, Top Channel etj. Po ashtu, ushtron lexuesin e dokumentarëve në Sat Plus dhe Digitalb. ...
Kjo karrierë zgjerohet dhe me moderacione të aktiviteteve kulturore në vend e diasporë (Zvicër, Belgjikë, Gjermani), si dhe në cikle televizive. Më i njohuri është Nektar në Klan Kosova, i cili zgjati afro gjashtë vite.
Në narracione veçojnë dokumentarët e realizuar në vite nga gazetarja Admirina Peçi.
Sa i përket cilësisë së zërit, veç reklamave të ndryshme, ka qenë dhe zëri zyrtar i dy radiove, Plus 2 dhe Eurostar. Po ashtu, ka qenë dhe zëri zyrtar i Top News-it në themelimet e tij si televizion, duke ushtruar dhe funksionin e kryeredaktorit të parë të tij.